Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe orëve të para të janarit, Spitali Rajonal i Lezhës ka përjetuar një fluks të lartë qytetarësh, kryesisht për shkak të konsumimit të tepruar të alkoolit.
Mjekja e urgjencës, Elsuida Prendi, njoftoi se nuk ka pasur të lënduar nga mjetet piroteknike, por situata ka qenë e vështirë për shkak të rikonstruksionit të urgjencës.
Ndërkohë, dita e parë e janarit ka kaluar pa incidente të tjera.









