Një atentat i dështuar ka ndodhur në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat, ku dy persona, Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, janë bërë shënjestër e një sulmi me armë zjarri. Ata po qëndronin tek karburanti “Karaburant Merko” kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip Ford i zi.
Dyshohet se kanë qenë përfshirë në konflikte të mëparshme për prishje pazari droge, autorët e atentatit janë identifikuar si vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në Berat.
Fatmirësisht, asnjë nga të dyshuarit dhe as kalimtarët nuk janë plagosur. Policia po punon për kapjen e autorëve.