Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin me iniciale A.Y., banues në lagjen “Afrim i Ri”. Ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar me mjet prerës.
34-vjeçarja nga frika ka tentuar që të vetëvritet dhe është hedhur nga ballkoni. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia po vijon punën për arrestimin e 45-vjeçarit.