-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Julia reagon për publikimin e takimit të Parashqevisë me djalin: Hodhët baltë

Kryesoret

Julia Ilirjani, kushërira e Elton Ilirjanit, ka reaguar pas publikimit të takimit të Parashqevi Simakut me djalin e saj.

Ajo ka sqaruar se fotot dhe videot nga ky moment janë realizuar dhe aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi, duke hedhur poshtë akuzat se Eltoni i ka filmuar ato pa dëshirën e këngëtares.

Në një postim në “InstaStory”, Julia ka falënderuar ata që kanë mbështetur historinë e Parashqevisë dhe ka kërkuar që të mos shpërndahen kritika për këtë ngjarje të rëndësishme, duke theksuar se të gjithë ata që kërkojnë vëmendje përmes kritikave duhet të përqendrohen në gjëra pozitive.

“Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë.

U përfshiva në këtë ngjarje pa dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet.

Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira…

Por (ka gjithmonë një por), por edhe disa që nuk janë dakord me këtë ‘shfaqje’.

Për fat të keq, me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë për mirësinë e Elton Ilirjanit dhe me dëshirën e madhe dhe dëshpëruese për vëmendje, fotot dhe videot e hedhura sot nga takimi me djalin re saj dhe Robertin, kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

Kështu që, mos u mundoni kaq shumë të tërhiqni vëmendje me asgjë. Bëni ndonjë gjë tuajën, hapeni zemrën dhe gëzuar Vitin e Ri. Zoti qoftë me të gjithë ne”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit