Mbrëmjen e sotme një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Fierit. Gjatë një sherri është plagosur me armë zjarri një 40-vjeçar në një lokal.
40-vjeçari mësohet se është në proces divorci me bashkëshorten e tij. Ndërsa autori dyshohet se është i dashuri i gruas së të plagosurit.
Ndërkohë 40-vjeçari ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka një plagë në bark.