-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë “masive” ushtarake për Ukrainën

Kryesoret

Administrata e Presidentit Joe Biden pritet të njoftojë një paketë ndihmë ushtarake masive, e fundit e kësaj administrate për Ukrainën.

Ndihma do njoftohet në kuadër të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në Gjermani të enjten, gjatë së cilës do të takohet me rreth 50 vende partnere që kanë ndihmuar për mbrojtjen e Ukrainës, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë tre vite më parë, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Zyrtarët nuk dhanë hollësi mbi vlerën e saktë të ndihmës, por thanë se paketa pritet të jetë “e konsiderueshme” edhe pse nuk do të përfshijë të gjithë shumën financiare prej rreth 4 miliardë dollarësh, që ka mbetur nga fondi që ka autorizuar Kongresi për Ukrainën.

Ka të ngjarë që “të mbeten më shumë se 2 miliardë dollarë” për ekipin e Mbrojtjes së administratës së re për t’ia dërguar Ukrainës nëse administrata zgjedh të veprojë në mënyrë të tillë, tha të martën një zyrtar gjatë një bisede me gazetarët të cilët po ndjekin vizitën e zotit Austin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit