Mbrëmjen e sotme një 52-vjeçar shqiptar Artan Kaja, një sipërmarrës është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë.
Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata. Ai është gjetur i pajetë nga gruaja e tij, Artani ishte mbuluar në një pellg gjaku.
Në fillim vdekja e tij u dyshua për shkaqe natyrale, por nga hetimet u zbulua se ishte vrarë me armë zjarri.
Policia italiane ka arrestuar bashkëatdhetarin si person të dyshuar për vrasjen. Ndërkohë hetimet po vijojnë dhe arma e vrasjes akoma nuk është gjetur.