-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gruaja e nxjerr në pritë, i dashuri qëllon 40-vjeçarin në sy të djalit. Policia prej 5 ditësh nuk kap autorët

Kryesoret

Fieri u shokua të dielën e 5 Janarit. G. H, vetëm 40 vjeçar, babai i një djali 10 vjeçar, u masakrua me armë zjarri në sy të djalit, nga i dashuri i ish bashkëshortes.

Prej të dielës G.H po lufton në spital ndërsa drama e familjes ka prekur rëndë edhe djalin e tij, i cili është në gjëndje të rënduar emocionale.

G.H prej disa muajsh kishte nisur procesin e divorcit me bashkëshorten e tij M.B. 29 vjeçare, e cila në këtë periudhë kishte nisur bashkëjetesën me K.B. 25 vjeçar.

Djali i tyre 10 vjeçar jetonte me nënën dhe të dashurin e saj ndërsa në fundjavë qëndronte me babain. Në ditën e ngjarjes djali ishte me babanë G.H. ndërkohë gjatë ditës ka telefonuar disa herë mamanë për ta marrë.

Përgjatë telefonatave mamaja i ka thënë djalit se nuk është në Fier, moment ky kur djali ka debatuar me nënën e tij.

Djali 10 vjeçar i thotë: ti gjithmonë kështu më thua, sjam në Fier, sjam këtu, e sjam atje… si fëmijë.

Në këtë moment ka ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke sharë me fjalë të rënda djalin me fjalinë: “Here rri aty ti, mos na çaj ….”.

Këtë gjuhë komunikimi e ka dëgjuar dhe babai i djalit dhe ka marrë në telefon, nga celulari i djalit, ish bashkëshorten me të cilën ka debatuar shkurt me të, pasi ajo i ka mbyllur telefonin.

Pak më vonë ish bashkëshortja me të dashurin e saj kanë mbërritur në lokalin ku ishte G.H. Në momentin e takimit babai G.H i ka kërkuar shpjegim 25 vjeçarit, autor i plagosjes, arsyet e këtij komunikimi me djalin e tij.

K.B. i është përgjigjur me fyerje të rënda në sy të fëmijës dhe ish bashkëshortes, e pas fyerjeve ka nxjerrë armën duke e qëlluar.

Deklarata e policise se Fierit

Në vijim të informacionit të datës 05.01.2025, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit G. H., 40 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, sqarojmë se si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetases M. H., 29 vjeçe (bashkëshortja e 40-vjeçarit, me të cilën është në proces për zgjidhjen e martesës).

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e saj, si dhe të autorit të plagosjes, shtetasit K. B., 26 vjeç. Më datë 08.01.2025, për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, përkatësisht për shtetasin K. B., për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, ndërsa për shtetasen M. H., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit