-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Qeveria gënjen për uljen e çmimit të energjisë, ja 3 masat që propozojmë!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj masave të qeverisë për uljen e çmimit të energjisë me vetëm 1 lek, duke e quajtur këtë masë të papërfillshme dhe një propagandë.

Ajo tha:“Kjo ulje nuk prek asnjë problem real të qytetarëve”, theksoi Tabaku, duke vënë në dukje se familjet shqiptare vazhdojnë të përballen me një sistem të rënduar dhe të paadresuar të sektorit energjetik.

Tabaku ka paraqitur 3 masa që do të ndihmojnë qytetarët, duke përfshirë heqjen ose reduktimin e TVSH-së për energjinë, mbështetje për shtresat në nevojë dhe diversifikimin e burimeve energjetike.

  1. Reduktimi ose heqja e TVSH-së për energjinë elektrike, një masë që do të lehtësonte direkt faturat e familjeve.
  2. Mbështetje për shtresat më në nevojë, për të përballuar koston e lartë të energjisë.
  3. Diversifikimi i burimeve energjetike dhe menaxhim më i mirë i sektorit, për të shmangur klientelizmin dhe investimet e paefektshme.

“Këto janë dhënat e Eurostatit që tregojnë që në të paktën pesëmbëdhjetë vende evropiane, po edhe të rajonit, çmimi i energjisë elektrike është ulur. Kështu që kur ju thonë që jemi i vetmi vend që ka ulur çmimin e energjisë elektrike, ju gënjej. Ashtu siç gënjejnë që operatori i shpërndarjes së Energjisë OSHE, që nga një kompani me të ardhura të qëndrueshme dhe prandaj po e bëjnë këto ulje përsëri gënjeshtër, sepse është një kompani që ka borxhe nga institucionet publike e zinxhirët e tyre”, thotë deputetja ndër të tjera.

Ajo ka theksuar gjithashtu se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit