Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook reagimi e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për vendimin e SPAK-ut për çështjen “Xibraka” ku demokrati akuzonte se ishte i përfshirë vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Bardhi e cilësoi vendimin qesharak.
“Boll i bëtë shqiptarët për budallenj” tha ai duke theksuar se vendimi i SPAK-ut është ndikuar nga presioni mbi drejtësinë nga qeveria. Megjithatë bie në sy fakti që Berisha vetë nuk ka pasur asnjë fjalë për të shtuar duke u mjaftuar me qëndrimin e Gazment Bardhit.
Bardhi: Hetimet për Xibrakën janë qesharake, SPAK nuk ka hetuar seriozisht