-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump emëron Elise Stefanik si ambasadoren e tij në OKB

Kryesoret

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara.

Elise Stefanik hyri në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2014 në moshën 30 vjeçare si një republikane e vijës së moderuar, që përfaqësonte një zonë kryesisht rurale, në pjesën veriore të shtetit të Nju Jorkut.

Si shefe e grupit të republikanëve, pozitë që e ka mbajtur që nga viti 2021, ajo është zyrtarja e katërt më e lartë në hierarkinë e ligjvënësve republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Për ligjvënësen Stefanik, kjo nënkuptonte që ta mbronte zotin Trump gjatë procedurave të shkarkimit në Kongres, të mbështeste pretendimet e tij se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur dhe të bëhej një përfaqësuese e denjë e fushatës së tij.

Zoti Trump e shpalli emërimin e zonjës Stefanik si njërin prej emërimeve të para të administratës së tij të re, vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve.

Ajo shkon në Kombet e Bashkuara me përvojë të kufizuar në çështjet e politikës së jashtme, ndërkohë që kjo organizatë botërore ballafaqohet me luftërat në Ukrainë, Gazë dhe Sudan; urinë në rritje në nivel botëror, ndryshimet klimatike dhe një sërë krizash tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit