Disa ditë më parë në Itali u vra shqiptari Artan Kaja nga bashëatdhetari i tij. Artan Kaja u gjet i pajetë nga gruaja e tij brenda fabrkës ku ai punonte. Sipas hetimeve ai ishte vrarë me armë zjarri nga bashkëatdhetari i tij.
52-vjeçari Marian Pepa u arrestua pasi akuzohet për vrasjen e Artan Kajas, dhe ndodhet në burgun San Giorgio në Lucca. Papa ka thënë që “e bëra, nuk më intereson sa është dinimi, dua të paguaj”.
Sipas mediave italiane, dy muajt e fundit, dy shqiptarët kishin mosmarrëveshje, pikërisht në të njëjtin vend ku mbeti i vrarë Kaja.
Ndërkohë arma e krimit nuk është gjetur dhe Pepa pritet të merret në pyetje ditën e sotme në mënyrë që të zbulohet e gjithë ngjarja.