Policia Kufitare Greke ka njoftuar se nga ora 17:00 deri në njoftim të dytë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rënëd nëpërmet kalimitkufitar Kapshticë.
Ata njoftojnë se do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, të cilët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.
Ndërkohë policia e shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të rënda që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë të mos udhëtojnë drejt kësaj pike, deri në pritje të njoftimit të dytë.