Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje policinë e Vlorës dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë në lagjen “28 Nëntori” në zonën e ish frigoriferit.
Një roje në ndërtim ka telefonuar se një person ka hyrë në godinën 8 katëshe duke tentuar të vjedhë kabllo elektrike, dyer dhe dritare.
Godina është pjesë e një kompleksi që po ndërtohet si banesa me kosto të ulët për çiftet e reja dhe personat në nevoje.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka rethuar zonën dhe ka nisur kontrollet për identifikimin dhe arrestimin e autorit.