-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pas dosjes Nesti Angoni, shpërtheu dosja Zaho Koka, Velica provohet profetike

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se brenda shumicës socialiste ka shpërthyer lufta e brendshme me dosje. Këtu, Berisha iu referua një denoncimi që bëri sot se në SPAK u depozitua një dosje nga një person anonim i quajtur Zaho Koka, që kishte në shënjestër Olsi Ramën, por që sipas tij u mbyll nga shefja e BKH-së, Aida Hajnaj.

Para se të vija këtu, po shihja takimin e fundit të Taulant Ballës ku nga mijëra karrige apo sa ishin aty në sallë, vetëm rreshtat e parë, dhe ata të marra nga Vlora nga ai Dredha, që është padiskutim kryebashkiaku më problematik që ka pasur Vlora. Taulant Balla, i largohen shqiptarët sa e dëgjojnë sepse është bërë sinonim, apo simbol, i kriminelit elektoral dhe jo vetëm elektoral, i lidhjeve më obskure me drogën larjen e parave, vrasjet dhe akte të tjera.

Në një rrafsh më të përgjithshëm kur e sheh partinë qeverisëse ajo të duket në agoni, jo që nuk ka shans për fitore por e vërteta është që zgjedhjet dhe fushata po bëhen për të faktori më demaskues se kurrë ndonjë herë i një force politike. Një luftë e brendshme e tmerrshme midis tyre, me dosje anonime.

Pas dosjes Nesti Angoni, shpërtheu dosja Zaho Koka, pra klanet sulmojnë me dosje anonime njëri tjetrin në PS, duke, të jemi të sinqertë, nuk dua ta citoj, por Velica provohet profetike, kur tha që Erioni për tre orë e merr me vete Edi Ramën dhe në fakt Erionit ia anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën, u tërhoq…sikur e shihni nuk kanë program, vetëm mashtrime. Nuk ofrojnë asgjë qytetarëve, vec cinizmit të tyre, përcmimit” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit