Zjarret në Los Angeles kanë sjellë shumë viktima dhe numri ka shkuar në 24. Sipas autoriteteve nukmri i viktimave ka gjasa që të rritet.
Gjithashtu si pasojë e zjarrit shumë shtëpi janë shkatërruar dhe dhjetëra mijëra hetraë janë djegur. Mediat amerikane shkruajnë se dëmet nga zjarri kapin shifra miliarda dollarë.
Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe Rehabilitimit të Kalifornisë tha se deri të premten, gati 1000 të burgosur po punonin për të shuar zjarrin.