Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi, ka firmosur një kontratë me skuadrën turke të Adanaspor, që militon në kategorinë e dytë të futbollit turk. Çekiçi do të gjejë atje edhe shokun e tij të njohur të skuadrës, Shkëlqim Cikalleshin, i cili iu bashkua Adanaspor pak ditë më parë.
Për Çekiçin, kjo është një rikthim në Turqi, pasi më parë ka luajtur me skuadra të njohura si Ankaragucu, Konyaspor dhe më së fundmi me Pendikspor. Mesfushori ka përvojë të pasur në Superligën turke dhe tani do të kërkojë të kontribuojë në sukseset e Adanaspor.
Debutimi i tij me fanellën e Adanaspor mund të ndodhë më 18 janar, kur ekipi i tij do të përballet me Erokspor.