Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu së bashku me deputetet Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi ndodhej në Parlamentin Europian në Bruksel.
Mediu shprehet se janë takuar me kryetarin e artive Popullore Manfred Weber dhe deputetë të partive popullore. Ai thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimete Shqipërisë së vend anëtar i NATO-s.
“Gjatë takimeve me kryetarin e Partive Popullore Manfred Weber dhe deputetë të partive popullore grupi më i madh në Parlamentin Europian shpjeguam situatën e rëndë në Shqipëri, pamundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërhyrjen dhe ndikim e krimit të organizuar në blerjen e votave, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e shtetit dhe administratës në zgjedhje.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe vend i cili kërkon të bëhet anëtar i BE.
Nevoja për një qeveri kujdestare është domosdoshmëri, për zgjedhjet, që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mbaj larg duart e qeverisë për të manipuluar zgjedhjet.”, shkruan Mediu.