Rrugët nacionale dhe rurale në qarkun e Elbasanit janë të hapura dhe pa probleme në qarkullimin e makinave. Temperaturat kanë arritur deri në -6 gradë dhe borëpastruesit po punojnë për kripsojen e rrugëve.
Në aksin rrugor Librazhd-Stebleve levizja bëhet me zinxhire e goma dimërore nga Borova në Stebleve dhe në pjesën tjetër qarkullimi kryhet normalisht. Gjithashtu në disa bashki po vijon puna për hapjen e rrugëve rurale që lidhin fshatrat me njësitë administrative.