Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se mësimi është pezulluar përkohësisht vetëm në 17 shkolla për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta. Më pak problematike paraqitet situata në shkollat në zonën e Dibrës, Klosit, Mirditës, Pogradecit dhe ka sjellë që për shkak të temperaturave të ulëta të pezullohet procesi mësimor.
Shkollat ku është pezulluar përkohësisht mësimi janë si vijon:
- Shkolla 9- vjeçare Selishte, Dibër
- Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani”, Lishan i Poshtëm, Dibër
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
- Shkolla 9- vjeçare “Shemsi Haka” Dibër
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Miftar Krrashi” Arras, Dibër
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Nikoll Kaçorri” Lurë, Dibër
- Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
- Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër- Klos
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndrec Ndue Gjoka” Fan, Mirditë
- Shkolla 9- vjeçare “Zenel Bastari” Tiranë
- Shkolla 9-vjeçare “Vilëz” Tiranë
- Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare “Ramë Karagjozi” Qerret, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare Serice, Elbasan
- Shkolla 9-vjeçare “Isuf Deliu” Mollagjesh, Elbasan
- Shkolla e Bashkuar “Ibrahim Ceka” Funar, Elbasan.