Legjenda e futbollit shkodran Sabah Bizi ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçari. Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci, i cili shprehet se është një ditë e trishtë për qytetin. Beci thekson se Sabah Bizi i ka dhuruar Shkodrës shumë trofe dhe lavdi.
“Lamtumirë, Mjeshtër!
Lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Sabah Bizi, është një ditë e trishtë jo vetëm për botën e sportit, por për të gjithë Shkodrën.
Një emër që i dhuroi Shkodrës shumë trofe dhe lavdi. Emocionet që solli për tifozët e zjarrtë të Vllaznisë do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë”, shkruan Beci.