Drejtoria Vendore e Policise Korçë, RENEA, FNSh, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.
Deri tani janë zhvilluar me dhjetëra kontrolle. Janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, mbi 100 mijë Euro e lëndë narkotike. 14 persona janë shoqëruar në komisariat.
RENEA ka rrethuar banesën të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij, i akuzuar për vrasje.