-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj nga Kurbini: Berisha e ka shndërruar PD-në në parti fituese

Kryesoret

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ndodhet në Kurbin ku ka kujtuar përvjetorin e PD.

Gjekmarkaj u shpreh se Partia Demokratike është e mendimit dhe fjalës së lirë. Ai thekson se Laçi, Miloti, Mamurrasi dhe Fushë Kuqja do të jenë shembulli i ndryshimit, historia e ka dëshmuar këtë.

“Ne rrëzuam diktaturën megjithë presionin e gjithëanshëm në zgjedhjet e 22 Marsit të vitit 1992!

Ne u rikthyem me votë popullore në vitin 2005 pasi u rrëzuam me armë në vitin famëkeq 1997! Ne i mbijetuam agresionit mafioz dhe përsëri do të fitojmë me 11 Maj!

Ne jemi Partia Demokratike, e mendimit dhe fjalës së lirë! Ne dimë të ringrihemi, dimë ta shohim njëri-tjetrin në sy, ne dimë të kërkojmë falje, ne dimë të bashkohemi me njëri-tjetrin dhe me qytetarët! Ne dimë ti përkufizojmë gabimet tona e ti korrigjojmë ato!

Ne të pamundurën e kemi bërë të mundur! Këtij procesi i ka prirë Sali Berisha i cili e ka shndërruar edhe një herë PD-në në parti fituese!

Si është Shqipëria sot pyet secili prej nesh?

Ajo qeveriset nga një bandë! Ajo vidhet nga kjo bandë. Ajo shkretohet nga kjo bandë! Kësaj bande i prinë Edi Rama!

O rri Edi Rama dhe ikën Shqipëria ose rri Shqipëria dhe ikë Edi Rama bashkë me shpurën e tij të veseve!

Unë besoj ashtu si edhe ju tek fitorja e Shqipërisë dhe humbja e Edi Ramës! Nuk ikën populli, ikën qeveria që ka rrënuar jetesën normale në këtë vend që mjerisht qeverisin tash 12 vjet!

Ne besojmë tek fitorja, punojmë për fitoren dhe ne do të fitojmë!

Laçi, Miloti, Mamurrasi dhe Fushë Kuqja do të jenë shembulli i ndryshimit, historia e ka dëshmuar këtë.

Gëzuar ditëlindjen e PD-së mbarë demokratëve të Kurbinit. Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe fitoren tonë të pranverës, kaq të nevojshme për të ardhmen më të mirë dhe më të sigurt të Shqipërisë!”, tha Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit