Tetë ditë nga nisja e aplikimeve të shqiptarëve për zgjedhjet e 11 majit, shifra ka shkuar deri në 32.910.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga këto aplikime vetëm 18 698 aplikime janë shqyrtuar dhe 11 847 janë miratuar, si dhe 6851 prej tyre janë refuzuar. Aplikimi do të vazhdojë deri në datën 4 mars.
Nga aplikimet më shumë dominojnë meshkujt me 66% dhe grupmosha varion nga 26-35 vjeç dhe ndiqet nga ajo 36-45 vjeç. Ndërsa grupmosha me më pak aplikime është ajo e 18 deri 25-vjeçarëve.