Në Stamboll është zhvilluar një operacion antidrogë në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Përgjithshme, ku janë ndaluar 22 persona, mes tyre edhe disa figura të njohura të medias dhe showbiz-it turk.
Sipas autoriteteve, operacioni është kryer të enjten në mëngjes përmes bastisjeve të njëkohshme në disa zona të qytetit, si pjesë e hetimeve për çështje të lidhura me narkotikët.
Ndër të ndaluarit raportohen emra të njohur si Kenan Doğulu, Beren Saat, Kerimcan Durmaz, Ozan Doğulu, Selin Ciğerci dhe të tjerë persona nga fusha të ndryshme.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për akuzat konkrete ndaj secilit prej tyre, ndërsa hetimet vijojnë.
/5pyetjet.al









