Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në takimin në Brescia të Italisë u shpreh se në 12 vite alternativa e vetme që u ofrohet shqiptarëve është ikja dhe largimi.
Noka theksoi se vota e diasporës është një nga qëlimet kryesore të PD për të kthyer Shqipërinë në ullinjt e demokraci dhe për të çrrënjosur mafian nga pushteti.
“Ne sot jemi këtu për të lrijuar me ju një lidhje të re, të rëndësishmë. Jemi sot këtu ne demokratën për të ju thënë që më në fund falë këmënguljes së PD, betejës së bërë, falë presionit e drejta e votës për ju, diasporën në të gjithë botën u mundësua. Jemi krenarë që kjo nisëm e PD u kurorëzua me sukses, sepse nuk mundet që një komb kur ka më shumë se gjysmën e tij jashtë, të mos i jepet e drejta e atij kombi të ushtrojë në mënyrë të plotë me sovranitet të drejtën e votës dhe të drejtën e zgjedhjes së qeverisë.
Vota e diasporës ka qenë një nga qëllimet kryesore të PD, duke e parë si shpresën kryesorë, më të madhe për të kthyer shqipërine në ullinjt e demokraci dhe për të crrënjosur mafian nga pushteti.”, tha Noka.