Koordinatori për programin ekonomik në PD Dorjan Teliti me anë të një psotimi në rrjetin social ka renditur 12 arsye se pse duhet ndëshkuar me votë keqqeverisja e Edi Ramës.
Teliti shprehet se në këtë 12 viet 1everisje qeveria e Ramës ka abuzuar në mënyrë të qëllimshe dhe duhet të ndëshkohet me votë.
“Në këto 12 vite abuzimesh e frymë klienteliste, qeveria Rama:
1. Zhduku konkurrencën dhe instaloi modelin e ekonomisë së monopoleve dhe oligopoleve.
2. Zhduku garën në prokurimet publike, miliarda euro të dhëna me orientime dhe porosi të posatshme.
-
PPP-të korruptive dhe rrugët e florinjta morën vëmendjen kryesore dhe gërryen financat e shtetit.
-
Hapi “portat” për lekun e pistë dhe “narko-euron” e krimit dhe korrupsionit, sektori ndërtimit u kthye në lavatricen e tyre.
-
Varfëroi tryezën familjare duke goditur të ardhurat dhe konsumin, duke i lenë shqiptarëve emigrimin si të vetmen rrugëdalje.
-
Braktisi shtresat në nevojë dhe pensionistët, tallja me ta e denjë për skenar filmash tragjiko-komik.
-
Rriti taksat për cdo shqiptar dhe sipërmarrjen vendase, Shqipëria vendi me taksat më të larta dhe rrogat më të ulta në rajon.
-
Dyfishoi borxhin publik për frymë, sot cdo fëmijë lind me një borxh prej 5900 eurosh.
-
Braktisi prodhuesit vendas, falimenti dhe deficiti tregtar sot më të lartë se kurrë.
-
Goditi fermerin dhe prodhimin vendas me skemën kriminale të diferencimit të TVSH-së dhe i braktisi duke mos subvencionuar ata sic bëjnë qeveritë e rajonit me fermerin e tyre.
-
Braktisi shëndetësinë, mijëra mjekë dhe infermierë u larguan nga vendi, mungesa e ilaceve jetike në spitale treguesi i gjendjes “mesjetare” të këtij sektori.
-
Rrënoi arsimin, nuk e kuptuan (apo nuk donin ta kuptonin) se pa një arsim të fortë dhe cilësor brezat e rinj nuk do kenë aftësinë tu përgjigjen sfidave të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar.”, shkruan Teliti.