Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në platformën X ka uruar Donald Trumpin pas betimit të tij si president në SHBA.
Osmani shprehet se Kosova është e gatshme që të bashkëpunoj me të dhe me administratën e re.
“Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me të, me zëvendëspresidentin JD Vance dhe me gjithë administratën e re, për të forcuar marrëdhëniet tona të posaçme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë. Kosova do të ketë përjetësisht një ndjenjë të thellë mirënjohjeje për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë pasur në mbështetjen tonë, në disa prej kapitujve më të errët të historisë sonë. Përkushtimi i vendit tuaj për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin njerëzor e ka shpëtuar popullin tonë nga një regjim gjenocidial”, tha Osmani.