-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK reagon pas akuzave të Berishës: Nuk ka ardhur asnjë denoncim apo letër nga personi i pretenduar

Kryesoret

SPAK ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili pretendoi se Zaho Koka ka denoncuar Olsi Ramën në BKH. Në reagim thuhet se Altin Dumani ka pyetur Byronë Kombëtare të Hetimit për pretendimet e Berishës. Byroja Kombëtare ka thënë që nuk ka ardhur asnjë letër, denoncim ose kallëzim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Z. Altin Dumani i është drejtuar Drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) përmes një shkresë më dt. 13.01.2025, për të bërë verifikimet e nevojshme, nëse është dërguar në BKH ndonjë shkresë nga shtetasi i përmendur si Zaho Koka, ku jepet informacion për shtetasin Ols Rama, si edhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B

Përmes kësaj shkresë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z.Altin Dumani ka kërkuar nëse është dërguar një informacion i tillë, është rregjistruar apo caktuar ndonjë hetues i BKH-së (cili prej tyre) dhe nëse është bërë verifikimi i tij. Z.Dumani ka kërkuar gjithashtu të informohet nëse kanë përfunduar verifikimet e kryera dhe cila është procedura. Më datë, 14.01.2025, Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, përmes një shkresë sqaroi se:

“Nga verifikimet e kryera në Sekretari,Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka.”, thuhet në reagimin e SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit