-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në rrugën Levan-Vlorë, shkak reshjet e breshërit

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Vlorë, ku janë përfshirë tre automjete.

Shkaku i këtij karamboli dyshohet të jenë reshjet e dendura të breshërit, që kanë bërë rrugën tepër të rrëshkitshme. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Levanit”. Për fat të mirë, deri tani nuk ka raportime për të dëmtuar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që në pamjet e siguruara shihet qartë rruga e mbuluar nga breshëri, duke i bërë lëvizjet e automjeteve të vështira dhe të rrezikshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit