Republikani Donald Trump pasi u fut në zyrën ovale dha një konferencë shtypi të improvizuar prej rreth 50 minutash: bëri vërejtje kundër kundërshtarëve politikë dhe shpalli vendime të mëdha diplomatike.
President Trump finds letter from President Biden left for him in the Resolute desk in the Oval Office. pic.twitter.com/VTEHM0fT8c
— CSPAN (@cspan) January 21, 2025
Kur u pyet nga një gazetar nëse Biden, duke ndjekur traditën, i la atij një letër, Trump ngriti sytë nga urdhri ekzekutiv që po nënshkruante – duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën – dhe u përgjigj: “Ndoshta, prit pak”.
Pasi hapi sirtarin e tavolinës, reagoi “oh!” dhe nxjerr një zarf me numrin “47” të shkruar në të, me dorëshkrim të Biden. “Mund të kalonin vite para se ta shihja”- tha duke e kritikuar Biden se përse nuk e kishte lënë letrën mbi tryezë.