Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti rrugor në Vignola të Italisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo.
Makina që po udhëtonin pesë djem u përmbys disa herë dhe më pas u përplas me një mur të ulët gardhi të një shtëpie.
Si pasojë humbi jetën 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Idris Kreshpaj dhe një 24-vjeçar maroken i identifikuar si Rida Sidrine. Ndërsa dy të rinjtë e tjerë 17 dhe 23 vjeç kanë pësuar fraktura dhe të nxira.
Ende nuk dihen rrethanat e ngajrjes dhe policia po vijon zbardhjen e aksidentit.