Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona pasi kanë kanosur me armë zjarri një 44-vjeçar.
40-vjeçari Ylli Murati., Bajram Roçi 30 vjeç dhe Bekim Cera., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë kanë kanosur me armë zjarri për motive të dobëta një 44-vjeçar.
Gjatë kontrollit fizik të 40-vjeçarit u gjet një radio e lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës, ndërsa në makinë u gjetën kallashnikov dhe pistoletë. Gjithashtu në banesën e B.R., 30 vjeç u gjet 1 armë zjarri pistoletë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoleta), municion luftarak, si dhe 3 automjete, njëri prej tyre, i blinduar, 1 radio e lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës dhe 2 armë zjarri.
Ndërsa materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.