Ditën e sotme po zhvillohet seanca e dytë gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për çështjen e padisë për shpifje të ngritur nga ish drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sula kundrejt deputetit Gazment Bardhi.
Në seancë nuk mori mori pjesë Gazment Bardhi po përfaqësohet nga avokati i tij. Në nisje të seancës avokati i Edmons Sulës ka shprehur se klienti i tij nuk kërkon shpërblim por dënimin e Bardhit.
“Deklaroj se tërhiqen nga kerkesa për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por kërkojnë vetëm dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi për veprat penale të fyerjes dhe shpifjes së bërë botërisht”, ka thënë avokati.
Padia ka ardhur nga deklaratat që bëri Bardhi, ku pretendoi se Sula ishte emëruar nga grupe të strukturuara kriminale dhe u shërbente atyre.