Ditën e djeshme dy vajza u përfshinë në një sherr, ku si pasojë njëra prej tyre u plagos me thikë. Dy vajzat Kasandra Cani dhe Xhemile Verlaku kanë qenë shoqe me njëra-tjetrën dhe janë zënë për shkak të disa djeve që frekuentonin të dyja njëkohësisht.
Në fillim ato e kanë nisur sherrin në rrjete sociale dhe më pas janë zënë fiziksht, ku Kasandra Cani ka marrë një thikë dhe ka goditur Xhemile Verlakun. Në mes për të ndarë vajzat kanë ndërhyrë motra e Xhemile Verlaku, Esma e cila nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.
Më pas ajo e ka transportuar motrën për në spital dh më pas Kasandra u shoqërua për në komisariat. Sipas hetuesve të dyja vajzat kanë qenë në gjendje të dehur nga përdorimi i alkoolit.