Presidentja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen teksa ndodhej në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit u shpreh se blloku prej 27 vendesh do të përpiqet që të angazhohet dhe të jetë i gatshëm që të negociojë me administratën e Trump.
“Ne do të jemi pragmatikë, por do të mbetemi gjithmonë besnikë ndaj parimeve tona”, tha von der Leyen. Ajo theksoi se blloku duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive edhe me Kinën, pavarësisht rritjes së tensioneve tregtare midis Pekinit dhe Brukselit.
“2025 shënon 50 vjet të marrëdhënieve diplomatike të Bashkimit tonë me Kinën. Unë e shoh atë si një mundësi për të angazhuar dhe thelluar marrëdhëniet tona me Kinën dhe, ku është e mundur, gjithashtu për të zgjeruar lidhjet tona tregtare dhe investimesh”, tha Von der Leyen.