Një 63-vjeçar shqiptar humbi jetën në një incident tragjik në kantierin e një shkolle në Darfo Boario Terme. 63-vjeçari Fatmir Xheladin Gashi ishte duke punuar për një kompani ndërtimi ku papritur ra në tokë.
Kolegët e tij menjëherë njoftuan autoritetet dhe shërbimet mjekësore, por pas shumë përpjekjesh shqiptari humbi jetën.
Sipas hetimeve, Gashi kishte probleme me zemrën në të kaluarën dhe vdekja e tij ishte shkaktuar nga një sëmundje natyrore. Ndërkohë trupi i tij do ti kthehet familjes në vendlindje.