Mediat amerikane, përfshirë CNN, raportuan se pas urdhrit të Presidentit Donald Trump, mijëra ushtarë amerikanë janë dërguar në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën, për të rritur praninë ushtarake dhe mbështetur Patrullën Kufitare. Pjesë e këtij misioni janë edhe rreth 2200 ushtarë që janë tashmë në rajon, si dhe 4500 ushtarë të Gardës Kombëtare të Teksasit. Trupat e rekrutuar do të mbështesin operacionet logjistike, zbulimin dhe mbështetje ajrore.
Në këtë kuadër, është e paqartë nëse trupat do të jenë të armatosur, por ata nuk janë të autorizuar të kryejnë veprime të zbatimit të ligjit, si arrestime apo përfshirje me emigrantët. Ligji “Posse Comitatus” ndalon ushtrinë të angazhohet në aktivitete të tilla pa një urdhër, por urdhri ekzekutiv i Trump mund të mundësojë përdorimin e trupave aktive për të zbatuar ligjin, nëse ai aktivizon Aktin e Kryengritjes Kufitare.