Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Një 27-vjeçar me iniciale B.M., ishte shpallur në kërkim me masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
61-vjeçari e iniciale V.P., u arrestua pasi është i dënuar me 1 vit burg Gjykata e Kurbinit, për veprën penale “Dhuna në familje”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Gjithashtu është arrestuar edhe E.Ll. 17 vjeç , banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.
36-vjeçari P.V., u arrestua pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”. N. Th., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.








