-sidi education-spot_img
13.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Mashtrimi i qeverisë Rama për shëndetësinë falas

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të OECD. Xhixho shprehet se Shqipëria ka shpenzimet shëndetësore më të ulëta për frymë në rajon dhe Europë.

Ajo thotë që shpenzimet për frymë në Shqipëri janë vetëm 820 euro gati 5 herë më të ulëta se në Bashkimin Europian.  Sipas saj këto janë shifra që provojnë mashtrimin e qeverisë Rama për shëndetësinë falas. Ajo thekson se Partia e Lirisë ka një strategjit të qartë për rikthimin e shërbimeve shëndetësore te qytetarët.

“● Ne do të rritim shpenzimet për shëndetësinë në mesataren e rajonit në nivelin 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

● Të dyfishojmë pagat e mjekëve dhe infermierëve duke i dhënë fund largimit dramatik të tyre nga vendi.

● Të sigurojmë pasurimin e tregut të barnave me shumë më tepër ilaçe se sa aktualisht, si dhe do t’i jepet goditje asgjësuese kontrabandës, duke krijuar të gjithë premisat për rikthimin e kompanive farmaceutike prestigjioze brand-name në Shqipëri.

● Do të konsolidojmë Sistemin e Referimit për t’i dhënë fund kaosit, radhëve shumë të gjata dhe pritjes me muaj të tërë i pacientëve si dhe korrupsionit që gjeneron ky kaos.

● Do të bllokojmë të gjitha koncesionet korruptive në shëndetësi, që rrëmbejnë taksat e shqiptarëve.

● Do të hartojë Plan-Veprimeve Kombëtare për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me vdekshmëri të lartë, sëmundjet e zemrës dhe tumorët, të shoqëruara me Plan-Financimin e çdo etape.
● Do të decentralizojë kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë për të ofruar shërbimin sa më pranë banesës të qytetarëve dhe për të fuqizuar sistemin shëndetësor në të gjithë territorin.”, tha Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit