Para disa ditësh një çift kanë rrëmbyer një foshnje të sapolindur në një spital në Itali. Gruaja ka shkuar e maskuar si infermiere dhe ka gënjyer mamanë e foshnjës. Pas tre orësh krkime nga policia u arrit që të gjendej fëmija e porsalindur.
Babai i foshnjës për mediat italiane ka treguar se ato orë kanë qenë të këqija për të dhe bashkëshorten e tij. Ai ka treguar se Rosa Vespa, 51-vjeçarja që rrëmbeu vogëlushen bashkë me burrin e saj, kishte hyrë në dhomën e tyre në spital duke u prezantuar si infermiere dhe u kishte thënë që vajzën do e merre për ta ndërruar.
“Ajo hyri duke thënë se ishte një infermiere që duhej të pastronte vogëlushen. Thamë që vogëlushja kishte ishte ndërruar, dhe ajo na pyeti nëse kishte më shumë se tre orë, kur u përgjigjëm po, na tha ‘Atëherë do ta ndryshoj për ju,’ dhe ne ia dhamë asaj”, vazhdoi burri.
Ai është shprehur se në spital nuk kishte kontroll dhe se shumë njerëz mund të hynin dhe dilnin.
“Fatkeqësisht, të gjithë hyjnë dhe dalin në klinikë. Nuk ka njeri që kontrollon, nuk ka njeri në hyrje apo në dalje”, tha ai.