Edukatorja me iniciale R.G., është shpallur në kërkim pasi kishte keqtrajtuar një të mitur në kopësht në zonën e Astirit, Tiranë. Babai i të miturit me iniciale R.G., 46 vjeç ka kallëzuar se edukatorja ka ushtruar dhunë ndaj të birit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, informuan blutë.