-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baba Mondi: Rama po bën shtetin Bektashi

Kryesoret

Haxhi Dede Edmond Brahimaj me rastin e 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri u shpreh se shpreson që gjatë këtij viti të arrihet stabilizimi i një Statusi Juridik Ndërkombëtar për Urdhrin Bektashi në Kryegjyshatën Botërore, shteti Bektashi.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë Qeverisë shqiptarë dhe veçanërisht Kreut të saj, zotit Edi Rama, që është treguar i vëmendshëm i ndjeshëm ndaj kësaj domosdoje, duke afruar mundësinë për një zgjidhje sa më të përshtatshme të Statutit në fjalë. Stabilizimi i një Statuti Juridik Ndërkombëtar të Urdhrit Bektashi do të ishte dëshmi e mirëkuptimit të shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë.

Të nderuar miq të dashur vëllezër, ne përkujtojmë këtë përvjetor në dy shenja të mbara të fillimit të vitit, Nga njëra anë takimi ynë historik me shenjtërinë e tij Papa Françesku në një Kuvend vëllazëror që pati për kryefjalë paqen dhe harmoninë mes besimeve. Për komunitetin tonë bektashian kryefjalë të tilla i konsiderojmë mesazhe të shenjta të dërguara nga Zoti.

Ne shpresojmë që një vit me këto shenja të jetë edhe vit i përmbushjes, plotësimit të një domosdoshmërie të hershme të komunitetit tonë, stabilizimit të një statuti juridik ndërkombëtar të Urdhrit Bektashi në Kryegjyshatën Botërore” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit