Një 25-vjeçar shqiptar me banim në provincën e Firences u arrestua nga policia rrugore e Bolonjës.
Gjatë ndalesës pranë kabinës së pagesës Borgo Panigale policia ka kontrolluar makinën Renault Clio dhe ka gjetur dhjetë pako kokainë, me peshë totale 11 kilogramë, të fshehura brenda një ndarje midis bagazhit dhe sediljes së pasme dhe ishte e aksesueshme vetëm duke përdorur çelësat e fshehur.
Sipas policisë kjo drogë mund të sillte deri në 850 mijë euro.