Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Fierin Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Patos në 34-vjetorin e themelimit të degës lokale.
Bardhi shprehet se në 12 vjet keqqeverisjet e Ramës kanë sjellë pasoja të rënda për qytetarët e Patosit.
“Patosi gati për NDRYSHIM!
12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës kanë sjell pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të Bashkisë Patos. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri ti trajtojë qytetarët si armiq.
Në 34 vjetorin e themelimit të PD në Patos, demokratët të gjithë bashkë kanë vendosur të luftojnë dhe të FITOJNË!”, shprehet Bardhi.