-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishte fshehur 2 kg kokainë në kopsht, arrestohet shqiptari në Itali

Kryesoret

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi akuzohet për veprën penale të posedimit me qëllim tregtimin e drogës.

Ekipi celular i Komisariatit të Policisë Novara ka vënë re një burrë që po hynte në një kopësht pranë shtëpisë së tij dhe po gërmonte aty. Më pas ai ka nxjerrë një çantë shpinë të cilën e ka futur në shtëpi. Policia nisi kërkimin në shtëpinë dhe tokën dhe teksa po gërmonin gjetën çantën e shpinës.

Brenda kishte një qese plastike të mbushur me vakum me lëndë të ngurtë ngjyrë fildishi, e cila i nënshtruar analizave kimike rezultoi se ishte kokainë me peshë 2 kilogramë e 93 gramë. Gjithashtu, janë sekuestruar 1500 euro para cash, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të vogla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit