Mesditën e sotme një burrë ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Sipas informacioneve ai ka qenë në gjendje të dehur dhe pasi u plagos është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia fillimisht dyshoi të jetë dëmtuar vetë, por pasi sqaroi dinamikën, rezultoi se ishte qëlluar me thikë gjatë një konflikti pranë një lokali.