Policia greke ka arrestuar dy shqiptarët të cilët akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës me 15 dhjetor 2025 në zonën e Thrakomaqedonisë.
Mediat greke kanë publikuar fotot e dy shqiptarëve Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda. Ata akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës dhe plagosjen e Etmond Hysës.
Sipas hetuesve greke, dy të arrestuarit ishin vrasës me pagesë dhe janë persona me precedentë penal për drogë dhe vjedhje.
Njëri prej tyre kishte ardhur në Shqipëri 5 herë dhe më pas ishte kthyer sërish në Greqi. Agjentët e policisë arritën ta mbanin nën vëzhgim. Autoritetet kanë arritur të mbledhin prova ndaj dy shqiptarëve, teksa ditët e fundit finalizuan aksionin për arrestimin e tyre.
EMRAT/ Dy shqiptarët që u arrestuan për atentatin ndaj Irakli Davellës