Policia italiane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.
Gjatë një kontrolli në makinë dhe në banesë, policia i gjeti 23-vjeçarit mbi gjysëm kilogram kokainë e pastër dhe 38 mijë euro cash të pajistifikuara. Ai u ndalua pasi shqiptari ka tërhequr vëmendjen e policëve, teksa ai ka nuk ka mundur që të shpjegojë se ku po ikte.
Sipas medias italiane, arrestimi i shqiptarit u vërtetua nga gjyqtari i Gjykatës së Perugias, e cila dha masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai u dërgua në burgun Capanne, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.