Trupi i pajetë i Kryepiskopit Anastas ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Shqipëri, në pikën kufitare të Kakavijës, ku janë mbledhur qindra besimtarë ortodoksë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Pasi kaloi në pjesën greke të kufirit, trupi do të udhëtojë drejt fshatrave të Dropullit dhe më pas do të arrijë në Tiranë, ku do të zhvillohet ceremonia mortore në orën 16:00 te Katedralja Ortodokse.
Kryepiskopi Anastas, i cili ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare në Athinë, është nderuar si një nga ikonat më të rëndësishme të besimit ortodoks në Shqipëri.